Makinat përplasin dy vajza me biçikleta në Tiranë, shoferët ia ‘mbathin’ nga vendngjarja

360
Sigal

Dy vajza të reja kanë mbetur të plāgosura sot në mëngjes, në dy aksidente të ndryshme brenda dy minutash në Tiranë.

Vajzat që kanë qenë duke lëvizur me biçikleta, janë përplasur nga makinat, ndërsa shoferët janë larguar nga vendngjarja.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.06.2020, rreth orës 08:07, tek sheshi “Karl Topia”, një mjet ende i paidetifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten N.C.,22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 17.06.2020, rreth 08:09, në rrugën “Teodor Keko” Unazë e Re, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten D.Sh., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.