Makinat përplasen me betonieren, plagosen një grua dhe një djalë

193
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë pranë fshatit Derviçan.

Sipas raportimeve nga terreni dy automjete tip ML janë përfshirë në aksident duke u përplasur me një betoniere.

Të lënduar në këtë aksident kanë mbetur dy persona, një grua dhe nje djalë të cilët janë dërguar me autombulance për ndihmë mjekësore prane spitalit rajonal ‘Omer Nishani’, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendgjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.