Makina përplaset me kamionin/ Plagoset rëndë pasagjerja, arrestohet një nga drejtuesit e mjeteve

203
Sigal

Një tjetër aksident është shënuar gjatë ditës së sotme në aksin Fierzë-Tropojë, ku si pasojë e përplasjes së një makinë dhe një kamioni, është plagosur pasagjerja në mjetin tip kamion, e cila është transportuar për ndihmë më të specializuar mjekësore në spitalin e Kukësit.

Ndërkohë që policia ka arrestuar për shkelje të rregullave rrugore, drejtuesin e mjetit tip ‘Voksëagen’

Njoftimi i Policisë:  

Tropojë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin B. GJ, 34 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Fierzë-Tropojë, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me automjetin tip Kamion, me drejtues shtetasin G. P., banues në Lekbibaj.

Për pasojë ka pësuar dëmtime pasagjeria shtetësia B. P., banuese në Lekbibaj, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tropojës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Kukësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.