Makina përplase 65-vjeçarin me motomjet në Durrës

201
Sigal

Një makinë e drejtuar nga një 29-vjeçare ka përplasur një motomjet.

Motomjeti drejtohej nga një 65-vjeçar, e ky i fundit ka mbetur i plagosur.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 12.12.2021., rreth orës 21:40, në Maminas Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen A. F., 29 vjeçe, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin R. X., 65 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e  shkakut të aksidentit.