Makina me qira: FSHU dhe OSSH tender 6.1 milionë euro për të siguruar 170 mjete

OSHEE Group do të rinovojnë flotën e mjeteve duke marrë të paktën 170 makina me qira. Në një procedurë të çelur këtë të premte nga Drejtoria Rajonale e OSSH në Tiranë specifikohet se shuma e vënë në dispozicion për këtë procedurë është më shumë se 672 milionë lekë apo 6.1 milionë euro. Mëse nuk do merreshin me qira, por bliheshin nga shteti me  ccmim 35 mijë euro për cop, shuma e përgjithshme do të ishte 5 950 000 euro. Por modeli i marrjes me qira është abuzim skandaloz nga OSSH, e cila fut në burg qytetarët që nuk paguajnë dot dritat.

 

Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes pjesë e OSHEE Group do të rinovojnë flotën e mjeteve që kanë në përdorim duke marrë të paktën 170 makina me qira. Në një procedurë të çelur këtë të premte nga Drejtoria Rajonale e OSSH në Tiranë specifikohet se shuma e vënë në dispozicion për këtë procedurë është më shumë se 672 milionë lekë apo 6.1 milionë euro. Referuar dokumenteve që shoqërojnë procedurën bëhet fjalë për lloje të ndryshme mjetesh në varësi të funksionit në të cilat do të vihen apo të grupeve të terrenit që do t’i përdorin. Pjesën dominuese ashtu si edhe më herët e kanë automjetet pick-up që përdoren kryesisht nga grupet e terrenit. Sipas dokumenteve nga 170 mjete që do të merren me qira të paktën 159 mjete janë për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, kompania që kujdeset për rrjetin dhe faturimet ndërkohë që vetëm 11 mjete i përkasin Furnizuesit të Shërbimit Universal, që është operatori që siguron energjinë për të gjithë konsumatorët fundorë në tregun e rregulluar. Të detajuara lista e mjeteve me qira tregon se të paktën 5 mjete të jenë SUV, 10 prej tyre EC/SUV ose Crossover, 150 pick-up, 4 SUV PHEV, dhe 1 VAN min 6+1. Mjetet sipas specifikimeve të bëra në dokumente kërkohen me kilometrazh zero, dhe minimumi duhet të jenë prodhim i vitit 2022. Kompania fituese nga kjo procedurë do të ketë të paktën 180 ditë kohë apo 6 muaj për të lëvruar gjithë sasinë e mjeteve të kërkuara ndërkohë që qiraja do të jetë për një periudhë 36 mujore apo rreth 3 vite. Në dokumente Ossh Tiranë ka specifikuar se operatorët duhet të paraqesin në dokumentet e ofertës edhe specifikimet, që lidhen me limitin për kilometra për ndërrimin e gomave, limitin e km, për zëvendësimin e amortizatorëve, ndërrimin e filtrave dhe vajit të motorit, si edhe të gjitha serviseve periodike të nevojshme për t’u kryer në  mjetet e dhëna me qera për të gjithë periudhën e zbatimit të kontratës, referuar specifikimeve teknike. Marrja e makinave me qira është një praktikë, që zhvillohet prej vitesh nga një sërë institucionesh publike në vend duke argumentuar se kjo është një formë më e leverdishme sesa blerja e tyre duke qenë se garantohen edhe shërbimet e mirëmbajtjes. Më herët institucione të tjera kanë aplikuar marrjen me qira të mjeteve për të cilat kanë nevojë si Policia e Shtetit, Illyrian Guard apo DPSHTRR.

Sigal