Makina doli nga rruga/ I riu nga Dibra aksidentohet rëndë në Greqi

183
Sigal

Një i ri nga Dibra është aksidentuar rëndë para pak minutash në Paranthi të Igumenices.

Mësohet se 24-vjeçari J.B. nga Dibra ka humbur kontrollin ndërsa drejtonte automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, 24-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. I riu, i cili është emigrant në Greqi, është transportuar me urgjencë në Spitalin Universitar të Janinës.