Variantin indian dhe afrikan i Covid-19, asnjë rast në Shqipëri

248
Sigal

Varianti indian e afrikan i Covid-19 ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut, Shqipëria mbetet i ekspozuar. Sipas Shefes së Laboratorit të Virologjisë në ISHP, Iris Hasibra, deri më tani s’ka ende ndonjë rast të dyshuar në Shqipëri.

“Të ekspozuar jemi dhe e rëndësishme është që ne jemi të përgatitur ta identifikojmë në kohë reale. Dyshime laboratorike akoma nuk kemi, kemi monitorimin në terren nga skuadrat e epidemiologjisë të terrenit të cilat monitorojnë situatën në vazhdimësi, sidomos edhe me prurjet e udhëtarëve”, është shprehur shefja e laboratorit të Virologjisë në ISHP, Iris Hasibra.

Specialistja thotë se laboratorët e ISHP janë në gjendje të identifikojnë dy variantet e reja të Covid-19, po ashtu sikurse për rastin britanik, studimet tregojnë që dhe varianti indian mbulohet nga vaksina.