Makina del nga rruga, plagosen dy persona në Gjirokastër

247
Sigal

Një aksident rrugor u regjistrua në aksin rrugor Valare-Kakoz, ku një makinë tip “Audi” ka dalë nga rruga.

Nga burimet për mediat, mësohet se si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale I.Sh. rreth 50 vjeç dhe pasagjeri, shtetasi me iniciale A.D. 52 vjeç.

Ata janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës ku ndodhen jashtë rresikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00, njoftohemi se në aksin rrugor rural Valare-Kakoz, mjeti tip “Audi” ka dal nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi I. Sh, rreth 50 vjeç dhe pasagjeri, shtetasi  A. D., rreth 52 vjeç, banues në fshatin Kakoz, Gjirokastër,  të cilët u transportuan për në spitalin Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.