Makabre, vrasja në Paskuqan: Nëna 30-vjeçare u vra në sy të fëmijës

541
Sigal

Edhe më të rënda bëhen pasojat e vrasjes që ndodhi mëngjesin e sotëm në Paskuqan, të vrasjes së një gruaje 30-vjeçare, Enkelejda Çapokut, nga kunati i saj.

Enkelejda është goditur për vdekje me shkop druri, para vajzës së mitur dhe mamasë së saj në shtëpinë ku ato banonin, nga kunati Eredet Çapoku. Vrasësi, që e goditi me sende të forta, nuk qe tjetër përveçse xhaxhai i fëmijës dhe tani ai tashmë është duke u kërkuar nga Policia. Nuk dihet arsyeja konkrete e debatit që përfundoi me vrasje, por në rrënjë janë konfliktet familjare.

Policia e Tiranë informoi.

Më datë 09.01.2020 rreth orës orës 23:40, në Paskuqan shtetasi E. Ç.,34 vjeç, për motive ende të paqarta ka goditur për vdekje me mjet të fort (shkop druri) kunatën e tij shtetasen E. Ç.,30 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje, dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin E. Ç, i cili pas ngjarjes është larguar

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.