Maganiza e hashashit, punëtorët: “Punonim për bukën e gojës, mos na torturoni”

473
Sigal

Njëmbëdhjetë nga 22 punëtoret e magazinës së drogës të cilët u arrestuan dy ditë me parë nga policia, kanë dalë para gjykates për tu njohur me masën e sigurisë.

Njëri nga ata është edhe Gjovan Ndoj 47 vjeç, për të cilin gjykata dha vendimin detyrim paraqitje, ai tregon se varferia dhe papunsia i kanë detyruar që të bëjnë këtë punë.

Alibia e grave dhe punëtorëve që janë ndaluar ishte se e dinin për sherebelë.

Siela Bulica është njera nga gratë që punontë në magazinen e droges. Ajo tregon se mendontë se po punontë në sherbelë e ndërsa rrëfen se shumë nga të afërmit e saj nisen të bënin këtë punë për shkak të varferisë dhe papunësisë.

Familjaret e të arrestuarve kërkojnë nga gjykata që të lirohen të afërmit pasi nuk kanë kryer ndonjë krim por kanë punuar për bukën e gojës

Gjovan Ndoj: Isha pa punë dhe jetoja vetëm me përkrahje sociale, 40 mijë lekë. Atje ishte me normë.

Për 9 nga të arrestuarit gjykata vendosi detyrim paraqitje, ndërsa dy prej tyre kanë ngelur në burg. Dy ditë më parë Policia sekuestroi 4.2 ton lëndë narkotike në një magazinë në dalje të qytetit të Rreshenit ku dhe u arrestuan në flagrancë 22 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 9 shtetase. Ndërsa u shpall në kerkim shtetasi Kastriot Reçi, pronari i magazinës.