Bashkia e Tiranës, të gatshëm për një partneritet dhe interlocutor të fuqishëm me biznesin, dhe për vendosjen e lidhjeve të reja bashkëpunimi

134
Sigal

Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, në fjalën e tij përshëndetëse gjatë hapjes së panairit përshëndeti bizneset pjesëmarrëse, dhe vlerësoi punën e palodhur dhe energjinë e grupit organizator të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës “Klik Ekspo Group”, tashmë traditë prej vitesh, duke kthyer ditën e sotme në një manifestim të biznesit rajonal, Europian dhe më gjerë. “Jam i lumtur që jemi sot në vitin e 28-të të tij, sepse aktorët prezentë në këtë panair janë dëshmitarë të suksesit, se si Tirana, ka evoluar vit pas viti edhe në fushën e biznesit. Tirana sot është qendra e zhvillimit ekonomik rajonal, jo vetëm në sektorin infrastrukturor, por edhe në atë social, bujqësor, dhe shumë sektorë të tjerë duke bërë të mundur që në kryeqytet të jetojnë, punojnë, studiojnë dhe kontribuojnë më shumë se 140 kombësi të ndryshme, në respektim të kulturave dhe traditive të njëri-tjetrit”, tha Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

Ai shtoi se Tirana, është bërë qendra e turizmit, në 12 muajt e vitit, si vendi më i ndërlidhur në Ballkan me rreth 105 fluturime në ditë, kryeqyteti i sportit, ku zhvillohen aktivitete europiane si ai i Champions League, dhe kampionate të tjera, duke e shpallur Tiranën, Kryeqyteti i Sportit Europian për vitin 2023. Duke renditur arritjet e Bashkisë së Tiranës, si kryeqyeti i kulturës që vetëm gjatë këtij viti u bënë rreth 2000 aktivitete, si dhe qendra e dixhitalizmit. “Bota e ICT që dukej shumë larg për të gjithë ne, sot është një realitet i përditshëm, qoftë nga veprimtaria. E qendrës TUMO, e cila do të përgatisë gjeneratën e re për të ardhmen, por edhe ish-Piramida që brenda vitit 2023 do të jetë në funksion të Tiranës dixhitale, duke e bërë kryeqytetin jo vetëm një magnet të qendrës europiane, jo vetëm në aspektin politik si ai i zhvillimeve të Samitit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor me Europën”, tha Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë theksoi se vështirësitë, si tërmeti i nëntorit 2019, pandemia COVID me ndikim të gjatë në ekonominë dhe historinë e vendeve tona, kanë bërë që Tirana të tregojë forcimin më tej të lidhjes së qytetarëve me biznesin dhe institucioneve qeverisëse. Duke vijuar me luftën në Ukrainë, e cila ka ndikuar në inflacion dhe krizën e energjisë dhe pasigurinë.

“Ky vit është i veçantë, pasi tregon se sa është e rëndësishme është lidhja me njëri-tjetrin, duke filluar që nga aspekti institucional, midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, me mbledhjen e përbashkët të Parlamentit, si dhe kulmuar me aktivitetin e Unionit të Bashkive Shqiptare të rajonit, për të qenë në sinergji midis institucioneve lokale dhe këshillave bashkiakë, për marrjen e vendimeve të duhura me impakt pozitiv në turizëm, në vlera dhe në mbështetje të biznesit rajonal. Duke besuar se ky aktivitet do sjellë këtë qasje për mundësinë e ndërlidhjes së bizneseve dhe për të konsoliduar bashkëpunimin mes tyre, në tejkalimin e sfidave që vitet sjellin”, tha Seferi. Duke shtuar se një model të suksesshëm tregoi rinia e Tiranës, e cila mësoi se me ura bashkëpunimi me gjithë bashkëmoshatarët në Europë, mund të kemi një produkt të sukseshëm.

Gjatë fjalës së tij, Seferi shpehu gatishmërinë për të gjithë bizneset prezente nga Kosova, Mal i Zi, Turqia, Serbia, Greqia, Italia, Franca, Danimarka, Gjermania dhe Holanda, që ta konsiderojnë Bashkinë e Tiranës si një derë të hapur, për një partneritet dhe interlocutor të fuqishëm për biznesin dhe për vendosjen e lidhjeve të reja bashkëpunimi.