Lufta kundër koronavirusit/ BE do të dhurojë më shumë se 15.6 miliardë euro mbështetje financiare për vendet partnere

360
Sigal

Sot, Komisioni Evropian dhe Përfaqësuesi i Lartë përcaktuan planet për një reagim të fuqishëm dhe të synuar të BE-së për të mbështetur përpjekjet e vendeve partnere në trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Veprimi kolektiv i BE-së do të përqendrohet në trajtimin e krizës së tanishme shëndetësore dhe nevojave humanitare që vijnë prej saj, forcimin e sistemeve të shëndetësisë, ujit dhe kanalizimeve të vendeve partnere, si dhe kapaciteteve të tyre kërkimore dhe të gatishmërisë për t’u marrë me pandeminë, si dhe për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik.

Për të mbështetur këto veprime, BE-ja do t’ju sigurojë vendeve partnere mbështetje financiare që arrin në më shumë se 15.6 miliardë Euro nga burimet ekzistuese të veprimit të jashtëm.

Në Shqipëri, 4 milionë Euro janë kontraktuar tashmë për furnizimin me pajisje mjekësore të shpëtimit të menjëhershëm të jetës. BE-ja ka krijuar partneritet me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit, në mënyrë që kjo mbështetje të sigurojë artikujt e nevojshëm sa më shpejt të jetë e mundur (ventilatorë, ambulanca, aparatura portative për ekzaminimin me rreze x, shtretër për Njësitë e Përkujdesjes Intensive, si dhe materiale mbrojtëse dhe dezinfektantë për punonjësit e kujdesit shëndetësor). BE-ja do të sigurojë gjithashtu 46.5 milionë Euro për të mbështetur rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.