LSI Korçë mesazh ngushëllimi për familjen e artistit të njohur

276
LSI Korçë i shpreh ngushëllimet familjes Orgocka për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë.
Dhimitër Orgocka i ka lënë një pasuri të jashtëzakonshme artit shqiptar.Ai i takon asaj plejade artistësh, që me artin e tyre përcollën vlerat më të mira në jetën artistike.
Për regjisorin dhe aktorin Orgocka fjalët janë të pakta dhe nuk munden të përcjellin dot peshën e dhimbjes që la pas me ikjen e tij,familjes,artit dhe qytetit të Korçës.
Dikur ai shprehej se “Arti nuk është për shpatullat e të dobëtëve.Arti të do të gjithin dhe për gjithë jetën”,edhe ai i dedikoi gjithë jeten artit duke lënë pas një trashëgimi kulturore të pa zvëndësueshme.
Me rreth 104 premiera në teatro të ndryshme anë e mbanë Shqipërisë e me 82 role të interpretuara mjeshtërisht,regjizori i talentuar me ikjen e tij la pas një boshllëk që askush nuk mund t’a zëvendësojë.
Pasi artistët vijnë në jetën për të ndritur dhe për të mbetur ndër breza të pa harruar.
Lamtumirë Mjeshter,Shpirti yt le të pushojë i qetë në paqen e merituar.
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar
29
1 koment
5 ndarje
Pëlqej
Sigal

 

Komento
Ndaj