LSI Korçë denoncon skandalin / Jeta e shumë personave në rrezik për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë

256
Kordinatorja e Studentëve të LSI Korçë, Ismeralda Seidolli ka bërë një njoftim në të cilin kërkon të tërheqë vëmendjen e publikut mbi mënyrën e papërgjegjshme të trajtimit të situates së COVID-19, në ambientet e gjimnazeve, nga ana e Ministrisë se Arsimit Rinisë dhe Sporteve. Ajo shpreson që kjo fazë pushimi e festave, do të shërbejë si moment reflektimi për Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë, për të reaguar menjëherë dhe për t’i bërë mjediset e gjimnazeve më të sigurta, përpara kthimit të nxënesve në këto ambiente. “Në maratonën e skandaleve të panumërta qeveritare, ky skandal vë drejtpërdrejtë në rrezik jetën e shumë personave” – deklaron Seidolli. Sjellja e papërgjegjshme e Ministrisë së Arsimit, nënkupton në rastin më të mirë mungesën e disifektantëve të duarve dhe për të mos folur pastaj për një mos disifektim total të ambienteve që “Dejuro”, miratohen pafund fonde dhe “Defakto”, jemi përballë kushteve ku ambientet e gjimnazeve janë kthyer në vatra infeksioni nga kjo neglizhencë.
Ky fenomen i përsëritur i Ministrisë së Arsimit, sipas Seidollit, mund të kushtojë jetë njerzish, prandaj kjo deklaratë konsiston t’i bëjë thirrje instancave përgjegjëse, të ndërrmarin masat elementare për mbrojtjen nga COVID 19.
“Në kushtet kur vëndet fqinjë po përgatitin infrastrukturën e nevojshme për përballimin e koronavirusit që ka pësuar mutacion, ne gjendemi në mëshirë të fatit, akoma në mungesë të mbrojtësve elementarë ” – ka vijuar ajo.
Në fund Koordinatorja e studentëve i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit për përditësimin e bazës së të dhënave në lidhje me numrin e nxënesve për klasë, që ky numër të korrespondojë me numrin e disifektantëve të nevojshëm, apo të verë në funksion të mësimdhënies çdo mjet të nevojshmëm për të rritur sigurinë e nxënësve.
Sigal