Lirohet nga burgu pas një viti “mbreti” shqiptar i drogës në Itali

118
Sigal

Autoritetet italiane kanë liruar nga burgu Dorian Petoku, i cili pak kohë më parë u dënua me 12 vite burg. Petoku është konsideruar nga mediat italiane si “mbreti i drogës” në Shqipëri.

Dorian Petoku ishte i dënuar me 12 vite burg për llogari të drejtësisë Italiane. Ai u arrestua në Shqipëri në vitin 2019-të, por u deshën dy vite për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Petoku u ekstradua në 21 tetor të vitit të kaluar në Itali, por dëbimi i tij në burgjet italiane zgjati vetëm një vit, pasi gjykata vendosi lirimin e tij duke i dhënë masën arrest shtëpie.

“Dorian Petoku është narkoman, thonë mjekët shqiptarë që e vizituan ndërsa ishte në burgun e Tiranës. Këtë e konfirmojnë edhe mjekët italianë që i kanë analizuar flokët: në trupin e tij ka gjurmë droge, pavarësisht tre viteve të kaluara në burgje”, shkruajnë mediat italiane.

Dorian Petoku, i nga Lezha ka qenë në qendër të hetimeve të rëndësishme të Prokurorisë së Romës të dy operacioneve të bujshme atë të “Brasile low cost”, si dhe “Grande raccordo anulare”.

Ai u arrestua gjatë operacioni antidrogë të antimafias italiane “Brasile low cost”, ekzekutuar në maj të vitit 2019 e që çoi shkatërrimin e një organizate kriminale mafioze, e cila transportonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë.

Operacioni u krye në bashkëpunim me shërbimet amerikane të DEA-s dhe në shtator të 2021 Dorian Petoku u ekstradua nga Shqipëria në Itali.