Ligji për legalizimet, “Veprimtaria Prodhuese” ok legalizimit të ndërtimeve pas 2009

507
Me votat pro të deputetëve të mazhoracës dhe ato kundër të opozitës, Komisioni i Veprimtarise miratoi sot projektligjin për legalizimet pas 2009.
Përmes këtij projektligji pritet të legalizohen 60 mijë objekte të ndërtuara pas 15 janarit të vitit 2009, të cilat përjashtoheshin nga procesi nga ligji i miratuar në atë kohë.
Mbledhja në Komision u shoqëruar me debate, ku opozita akuzoi mazhorancën se po përdor legalizimet për fushatë.
Ruli: “Rilindja nuk po sjell asgjë të re, gjithçka bëhet për fushatë. Shpërndarja me spektakël e titujve të pronësisë ka vetëm një motiv, atë elektoral. Është detyrë e juaja të shpërndani çertifikata pronësie. Do na dalë ministri Beqaj të shpërndajë çertifikata lindjeje”.
Debatet nuk munguan edhe mes deputetëve të mazhorancës dhe kreut të Aluiznit, Artan Lame. Deputeti Artan Gaçi kërkoi të përcaktohen afate për legalizimin e ndërtimeve të qytetarëve që kanë plotësuar dokumentacionin.
Gaçi: “Duhet të përcaktohet një afat për legalizimet për ata që kanë plotësuar dokumentat.Nuk është normale që këta njerëz të presin emrat kur të dalin në media”.
Lame: “Janë rreth 60 mijë objekte që presin të legalizohen. Nuk jemi marre fare me bllokun e ndertimeve pas 2009 dhe nuk i dime periudhat e ndertimit.
Shalsi: “Angazhimi i institucioneve aktualisht është më i madh për legalizimet.Ne kemi pasur problem gjithmonë bazën e të dhënave”.
Në mbledhjen e Veprimtarisë Prodhuese, Lame foli edhe për shembjen e objektit pranë Fakultetit Ekonomik, ku deklaroi se pronari do të dëmshpërblehet për pjesen që kishte me leje.
Sigal