Ligji i sulltanit për brekët

591
Sigal

Nga Ylli Dylgjeri

 

Kur veprohej me ligj dhe jo me akte normative:

(Rrëfenjë arabe)

Në kohën kur Perandoria Osmane kishte pushtuar Arabinë, Sulltanin e informojnë se arabët, poshtë brekusheve të gjera, të gjata
dhe të bardha nuk kishin brekë.
Atëherë, Sulltani vendos dhe nxjerr një ligj që
të dënoheshin të gjithë meshkujt që kapeshin pa brekë.
Gjatë një kontrolli, kapet një arab pa brekë.
E ndalin dhe e çojnë në gjyq.

Dhe ja si zhvillohet gjyqi:

Gjyqtari: «I pandehur, si e ke emrin?»
I pandehuri: «Abdulhamid.»
Gjyqtari: «Po mbiemrin, i pandehur?»
I pandehuri: «Abdurrahman.»
Gjyqtari: «Jeni i martuar?
I pandehuri: Po, i martuar.»
Gjyqtari: «Sa gra keni?»
I pandehuri: «Gjashtë gra.»
Gjyqtari: «Sa fëmijë keni?»
I pandehuri: «Me gruan e parë kam dymbëdhjetë fëmijë, me të dytën nëntë fëmijë, me të tretën dhjetë fëmijë, me te katërtën tetë fëmijë…»
Gjyqtari nuk e lë të vazhdojë më tej dhe i komunikon vendimin:
«Gjykata, pasi dëgjoi dëshminë e të pandehurit Abdulhamid Aburrahman, i cili ka kryer deliktin e të ndenjurit pa brekë, vendosi ta falë, për faktin se ky
nuk ka pas kohë t’i vesh brekët.
Vendimi është i formës së prerë.»

Sulltani. Insani.