Lideri i opozitës turke fton Metën në Turqi

138
Sigal

Lideri i opozitës Turke, Kemal Kiliçdaroglu ka ftuar presidentin Ilir Meta për një vizitë zyrtare në Turqi.

Festa është paraqitur gjatë një takimi të ditës së sotme që presidenti Meta pati me kryetarin e Bashkisë së Maltepe të Turqisë, Ali Kiliç.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

Pata kënaqësinë të pres sot Kryetarin e Bashkisë së Maltepe të Turqisë, Ali Kiliç, me të cilin patëm një diskutim të frytshëm mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Më përcolli përshëndetjet e ngrohta të Liderit të Opozitës në Turqi, Kryetarit të Partisë Republikane, Kemal Kiliçdaroglu, si edhe ftesën e tij për të vizituar së afërmi Turqinë, të cilën e pranova me shumë kënaqësi.

Forcimi i miqësisë së sinqertë midis dy vendeve tona është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë!