Librazhd, asgjësohen 570 rrënjë canabis, në pranga 38 vjeçari

492
Policia e Librazhdit në sajë të një operacioni antikanabis ka bërë të mundur mëngjesin e sotëm të asgjësojë 570 rrënjë bimë të dyshuara si canabis sattiva. 
Burime nga policia bëjnë të ditur se efektivat kanë identifikuar 570 rrënjë canabis sattiva në vendin e quajtur “Mali Vajvod”, fshati Xhyrë, në një vend të shpyllëzuar, në një parcelë të hapur rishtas për kultivim të bimëve narkotike, ku u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 220 rrënjë bimë të dyshuara të llojit Canabis Sattiva me një gjatësi rreth 10-25 cm.
Gjithashtu po nga kontrolli u gjetën edhe 350 fidanë, gati për tu hedhur në tokë, të kultivuar në kubikë, ndërsa ka mundur të vërë në pranga personin përgjegjës, Sh.C 38 vjeç banues në fshatin Xhyrë i cili është një nga të dyshuarit kryesorë për kultivimin e bimëve narkotive.
Sigal