Paketat e ndihmës sociale/ Vasili-Ramës: Transprancë, ose gjithçka është mashtrim

332
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i kërkon qeverisë të bëjë transparencë me paketat e ndihmës sociale, që po shpërndan për familjet në nevojë dhe pensionistët, për shkak të izolimit të jetës nga koronavirusi.

Përmes një postimi në facebook, Vasili shkruan se është detyrim ligjor që të bëhen publike përfituesit e ndihmës, si dhe shumat financiare apo pakot e ndihmës së marrë.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Trasparence me paketat e ndihmes ose ndryshe gjithshka eshte vetem mashtrim!

Cdo pakete ndihme per pasojat e Pandemise realizohet vetem e vetem me parate e taksave te shqiptareve, qe nuk jane parate e kryeministrit apo te familjes se tij.

Eshte detyrim ligjor qe te behen publike perfituesit si dhe shumat financiare apo pakot e ndihmes se marre.

1.Pse nuk behet publike lista e 163 811 familjet, qe sipas kryeministrit kane marre pako me ndihma?

2.Pse nuk behet publika permbajtja e pakove ushqimore çuar ketyre familjeve?

3.Pse nuk behen publike barnat e cuara ne keto familje si dhe menyra se si kane mundur qe te dine se per ç’barna ka nevoje secils familje specikisht nga 163811 familjet perfituese?

4.Pse nuk behet publike lista e bisneseve perfituese te mbeshtetjes financiare si dhe shuma e perfituar nga çdo bisnes?

5.Pse nuk behet publike lista e qytetareve qe kane perfituar te ashtuquajturen ‘paga e luftes’?

Per sa kohe qe keto lista nuk behen publike gjithshka mbetet nje mashtrim dhe shperdorim fondesh.

Rilindja ‘kujdeset’ me merak te madh te vere ne dukje publikisht emrat e deputeteve mbi pakot e ndihmave apo te tregoje kryetare bashkie, qe ndajne vulgarisht me kamera perpara qeset e ndihmave.

Parate e shtetit nuk jane sevapi i kryeministrit per shqiptaret, por parate e djerses se tyre.

Ndaj transparenca eshte detyrim ligjor, i cili ne rast te mospermbushjes ngarkon penalisht kryeministrin dhe qeverine e tij.