Lezhë – Shmanget rreziku për banesat, ushtria “luftë” me flakët në pyllin e Zimajt

541
Prej mbrëmjes së djeshme Forcat e Armatosura në Vaun e Dejës janë angazhuar me burime njerëzore dhe automjete për shuarjen e zjarrit në masivin pyjor në fshatin Zimaj të njësisë administrative Ungrej në Lezhë.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se vijojnë të jenë të angazhuara 30 forca dhe 2 mjete.

Ndërkohë Ministrja Kodheli në një postim në fb shkruan se zjarri masiv është papërgjegjshmëri e njerezve.

“Mesa duket stina e zjarreve si pasojë e papërgjegjshmërisë nisi herët këtë vit, megjithatë efektivët e #b1k të Vaut të Dejës eliminuan rrezikun për 4 banesa në fshatin #Tanush dhe prej gati 2 orësh vijojnë betejën me flakët”.
Sigal