Lezhë, kamioni përplas motorin, drejtuesi i plagosur dërgohet me urgjencë në spital

36
Sigal

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku është përplasur një kamionçinë me një motoçikletë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Fushë-Milotit, ku për pasojë drejtuesi i motoçikletës është plagosur rëndë.

Menjëherë pas aksidentit i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.