Lezha zbardhet nga breshëri, vështirësi në lëvizjen e automjeteve

210
Sigal

Reshjet e dendura të shiut janë pasuar nga një stuhi breshëri në Lezhë. 

Qyteti është zbardhur në pak sekonda, ndërsa janë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Diçka e tillë ka ndodhur edhe në rrugën që lidh qytetin e Lezhës me të Laçit.

Siç shikohet në pamje, breshëri që ka rënë ka bërë që shumë makina të kenë vështirësi në kalimin në këtë rrugë.

Vështirësi në qarkullimin e automjeteve janë regjistruar kudo në Republikën e Shqipërisë, nga veriu në jug, për shkak të motit të keq.