Mot i kthjellët, diell e vranësira, si parashikohet moti për sot

112
Sigal

Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë ditës së sotme.

Sipas parashikimeve pritet të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Paraditja do të ketë më shumë orë me diell kryesisht në ultësirën perëndimore.

Ndërsa orët vijuese do t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në të gjithë territorin duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.