Lëvizte me automjet të vjedhur në Itali, nisin hetimet për 38-vjeçarin nga Shkodra

21
Sigal

Kanë nisur hetimet në lidhje me një 38-vjeçar nga Shkodra.

Ky person tentoi të largohej nga vendi, ndërkohë që nga verifikimet e kryera në dalje të vendit rezultoi se automjeti që ai drejtonte ishte vjedhur në Itali.

Njoftimi: 

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N., 38 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit rezultoi se automjeti që ai drejtonte ishte vjedhur në Itali.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.