Lëvizte me armë pa leje, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari palestinez

223
Sigal

Një shtetas palestinez ka rënë në prangat e policisë pasi është konstatuar me armë zjarri.

29-vjeçari me iniciale A.D., është arrestuar në rrugën “Bruzi” në zonën e Laprakës.

Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se gjithashtu gjatë kontrollit kanë sekuestruar armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Njoftimi i plotë:

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që po qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit palestinez : A. D., 29 vjeç.

Ky shtetas u kap në rrugën “Bruzi” në zonën e Laprakës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.