Lazarat, Policia vijon operacionin, jep detaje mbi ngjarjen

574
Policia vijon aksionin e saj në Lazarat për kapjen e të gjithë personave të shpallur në kërkim pas ngjarjes tragjike të 24 Qershorit, ku humbi jetën efektivi i Forcave RENEA, Ibrahim Basha dhe mbetën të plagosur dy të tjerë. Gjatë operacionit të Policisë, janë arrestuar 18 persona me në krye Arbion dhe Alban Aliko, që dyshohet si kokat e grupit të zjarrit, i cili kishte si qëllim rikthimin e gjendjes së mëparshme (kur prodhohej dhe trafikohej drogë në Lazarat), në fshatin jugor të Gjirokastrës.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër u ngrit grupi i drejtimit dhe u morrën masa për mbajtjen në rrethim të grupit të armatosur. Nga grupet e ndërhyrjes është bërë shoqërimi i automjetit tip benc i bardhë së bashku me drejtuesin e tij Xhuliano Malo, ndaj të cilit gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg”. Për këtë ngjarje Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal.
Në kuadër të këtij procedimi është bërë ndalimi për veprat penale “Vrasja e punonjësve te policise së shtetit në bashkëpunim, vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit në bashkëpunim e mbetur në tentativë në pesë raste dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit” i shtetasve : Xh. Malo 17 vjeç, Klodian Selimi, 19 vjeç, Dervish Gaba, 20 vjeç, E. Kasma, 16 vjeç, Elvis Boci, 19 vjeç.
Po ashtu u arrestuan dhe, Arbjon Aliko, 20 vjeç, lindur e banues ne Lazarat Gjirokastër. Alban Aliko, 18 vjeç, lindur e banues ne Lazarat Gjirokastër, i cili ka qënë person në kërkim . Gjithashtu është bërë arrestimi ne flagrance për veprën penale “Përkrahje e autorëve të krimit” të parashikuar nga i shtetasve, Deivid Shehu, 19 vjeç, banues në qytetin e Gjirokastrës, si dhe Serxho Shehu, 20 vjeç, banues në qytetin e Gjirokastrës. Dritan Shurdhi, 23 vjeç, lindur e banues ne Lazart,Gjirokastër dhe Elvis Mahmuti, 20 vjeç,. Materialet për këta shtetas do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. Vijon operacioni për kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në sulmin me armë zjarri ndaj punonjësve të policisë.
Sigal