Lamtumirë kampioni Viron Toska!

549
Sigal

Homazh për mjeshtrin e madh Viron Toska!

Vlora dhe jo vetëm,dje ka përjetuar moment të vështirë për ndarjen nga jeta përpara kohe të trajnerit të njohur vlonjat Viron Toska.Më shumë se gjysmë shekulli në sport si lojtar i basketit dhe njeri i përkushtuar,si trajner i skuadrës basketbollit të femrave Flamurtari.Ai la pas një histori të pasur sportive e të shkruar bukur kuq e zi.Plot dyzetë e pesë trofe të fituara si trajner me Flamurtarin e tij të dashur të vlerësuar ndryshe si “ferrari vlonjat”.14 tituj kampion,11 kupa republike,12 superkupa të Shqipërisë dhe 8 kupa të Federatës Shqiptare të Basketbollit qendisën bukur gjoksin kuq e zi të këtij njeriu që e lidhi jetën me sportin.E nisi në moshën 16 vjeçare sportin e basketit tek të rinjtë e Flamurtarit dhe më vonë te të rriturit ku trajnerët Agron Kosova dhe Ilo Taska.Shtatlartë,me portet të bukur fizik,përkrah Viktor Papavangjelit,vëllezërve Vladimir dhe Astrit Birçe,Shefqet Veliut,Spiro Viero.Ai do të ishte pjesë e sukseseve të Flamurtarit në ato vite.Më vonë vazhdon studimet në IKF Vojo Kushi në Tiranë.Bëhet pjesë e ekipit të basketbollit të meshkujve Studenti me trajner Xhorxh Baho.Me përfubdimin e studimeve të larta sportive rikthehet në Vlorë dhe përsëri tek Flamurtari i tij i dashur.Në vitin 1985 bëhet trajner i ekipit të të rinjve në basketboll duke kontribuar fort në përgatitjet e basketbollistëve të ardhshëm.Në vitin 2003 emërohet trajner i ekipit të basketbollit të femrave Flamurtari.

Plot 17 vjet në drejtim,në rivalitet të fortë me Tiranën,Apolloninë,Luftëtarin arrin suksese që pak kush i ka pasur më parë.Një trajner që e ka njohur mirë basketbollin profesionist dhe atë bashkëkohor.Seria e trofeve të fituar nuk ka fund,sa që specialistët e vlerësonin Flamurtarin e tij një ferrari të vërtetë.Trajner i ekipit kombëtar,plot teknikë,e një qytetar shembullor dhe një prind i cili edhe dy djemtë e vet,Doriani dhe Juliani bëhen sportistë të basketbollit vlonjat nën shembullin e të atit.Plot 10 vjet shef i klubit shumësportësh Flamurtari duke bërë që të rilindë volejbolli,të ngrihet në nivele cilësore peshëngritja dhe boksi,ndërsa basketbolli i femrave të jetë krenaria e qytetit dhe Shqipërisë.Qytetar nderi i Vlorës,mjeshtër i madh i vlerësuar nga Presidenti i Republikës në vitin 2017.Këto janë vlerësimet që e bëjnë më të paharrueshëm portretim sportiv të Viron Toskës.Qyteti i Vlorës,por edhe opinioni sportiv shqiptar di ti nderojë e respektojë figura të tilla sportive.Dje Vlora ka përjetuar një ditë të trishtë të sportit të saj.Dja Vlora ka respektuar me tërë nderimet figurën e Viron Toskës.Edhe këto radhë homazhi për këtë ish basketbollist dhe ish trajner,për këtë qytetar dhe prind janë vetëm një pjesë e detajeve të portretit të tij që la pas.Vitet do të kalojnë,por opinioni sportiv dhe Vlora nuk do ta harrojë lehtë Viron Toskën.Vlora humbi një kampion,ndërsa ai fitoi përjetësinë në kujtesën e qytetarëve të Vlorës.Lamtumirë kampioni Viron Toska!

*Bujar Leskaj
Dritan Leli
Avni Ponari
Viktor Papavangjeli
Todi Driza
Shpëtim Gjika
Moisi Dalipi
Agim Çiraku
Bashkim Milo
Ëngjëll Musai
Ilir Taflaj
Migena Plasa
Vladimir Birçe
Albert Deliaj
Elona Merkaj
Roland Panozaqi
Kastriot Velaj
Gëzim Zeneli
Kasëm Cenaj