Lajmi i fundit/ Tmerr në shëtitoren e Sarandës, një person godet me mjet prerës në kurriz 43-vjeçarin

219
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në shëtitoren e Sarandës. Një sherr mes dy personave ka degraduar në përdorimin e mjeteve prerëse.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 07.06.2022, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.