LAJM I FUNDIT/ Prokuroria e Lushnjes sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali

72
Sigal

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen veprime, për procedimin pasuror nr.3, datë 24.11.2021, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit F.A., i dënuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni” në shtetin Italian.

Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin nr.109 (64-2021-2612), datë 28.11.2021, ka vendosur pranimin e kërkesës dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme si më poshtë:

  1. Pasuria Nr.22/*, z.k.8*** Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
  2. Pasuria Nr.22/*, z.k.8***, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
  3. Pasuria Nr.18/*, z.k.8***, Lushnjë, me sipërfaqe 130.58m2, e llojit “apartament”;
  4. 1 (një) garazhd (bodrum) me sipërfaqe 323m2, ndodhur në Lagjen “L**”, Lushnjë;
  5. 1 (një) lokal shërbimi, me sipërfaqe 64,8 m2
  6. 3 (tre) apartamente me sipërfaqe respektivisht 78.49m2, 103.76m2 dhe 84.88m2, me vebndodhje në lagjen “G***”, Lushnjë”;
  7. Pasuria Nr.22/*, z.k.8***, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;

Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë Lushnjë.