LAJM I FUNDIT/ Ngordhin qindra pula në Vlorë, groposen nga banorët e zonës

136
Sigal

160 pula kanë ngordhur në fshatin Babicë të Vlorës dhe më pas janë groposur nga vetë banorët e zonës. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një virus të mundshëm.

Ndërsa ende nuk ka një deklaratë nga ana e ministrisë së Bujqësisë lidhur me përhapjen e një gripi të pulave.

Kujtojmë se së fundmi në vend nuk janë paraqitur vatra të reja të ngordhjes së pulave, dhe se ende nuk ka ndaluar eksporti i këtyre shpendëve.