LAJM I FUNDIT/ Gjykata e Elbasanit ka liruar dy rusët e arrestuar në ish-zonën ushtarake në Gramsh

103
Sigal

Gjykata e Elbasanit për shkak te afateve hetimore, ka liruar dy rusët Svetlana Timofevaa dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov.

Mësohet se Timofeva dhe Alpatov do të qëndrojnë nën masën detyrim paraqitje dhe Zorin arrest shtëpiak. Kjo masë do të jetë në fuqi deri në mbyllje të hetimeve.

Fund gushtin e vitit të shkuar Sveltana Timoveva bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedir Alpatov tentuan të hynë në ish-zonën ushtarake në Gramsh dhe hodhën spray djegës tek rojet ushtarake të objektit.

Pas arrestimit dhe ngritjes së akuzave për spiunazh atyre u është caktuar masa e arrestit me burg masë e lënë në fuqi edhe nga apeli Durrësit.