Laboratori i heroinës në Has / Prokuroria jep pretencën për organizatorët

250
Sigal

Prokuroria ka dhënë këtë të hënë  pretencën për personat e dyshuar për laboratorin e drogës, që u zbulua rreth dy vite më parë në Has njohur ndryshe si dosja 339.

Sipas informacioneve, mësohet se prokuroria ka kërkuar 8 vite burg për Gjevi Ndokën, vëllanë e deputetit Arben Ndoka, Altin Avdyli 6.8 vite burg, Esat Mehmeti 10 vite burg, Petrit Sulejmani 8 vite burg, Saimir Sulejmani 8 vite burg;

Hajri Seferi 10 vite, Orges Jahoelezi 6.8 vite, Shkëlqim Avdyli 4 vite, Mario Zeqiri 4.8 vite, Elton Shehaj 4.8 vite, Ardit Gjyriqi 4 vite, Admir Hoxha 12 vite (ende në kërkim nga Policia); Hekuran Hoxha njohur si roni 10 vite, Vehbi Berushi 8 vite, Anila Shuti 8 vite, Xhavit Shyti dhe Flamur Çela nga 12 vite burg.

Sakaq, mësohet se seanca e radhës për këta persona, ku mbrojtja do të paraqesë argumentet e saj do të mbahet në datën 21 dhjetor.

Kujtojmë se në një laborator droge në fshatin Brenog të Hasit, u gjetën mbi 200 kilogramë heroinë.

Nga hetimet e kryera nga prokuroria u evidentua se në laboratorin e kokainës në Has, vepronin disa grupe kriminale, ku mes tyre përfshihen Astrit Avdyli, Altin Avdyli, Gjevi Ndoka dhe fierakëve Petrit e Saimir Sulejmani, të cilët dalin prej përgjimeve që u janë bërë komunikimeve të tyre telefonike.