Kuvendi miraton në parim projekt-buxhetin për 2021, opozita e quan “Buxheti 3D”

249
Sigal

Kuvendi ka miratuar në parim projekt-buxhetin për vitin 2021. 87 deputetë kanë votuar pro projekt-ligjit.

Nëntë deputetë votuan kundër buxhetit 2021, ndërsa dy të tjerë abstenuan. Fillimisht më parë projekt-buxheti ka kaluar nëpër Komisionet përkatëse teksa është miratuar tek ‘Ligjet’ ndërkohë që prioritet i saj është shëndetësia, rindërtimi si dhe heqja e taksave për biznesete vogla.

Votimi i sotëm ishte vetëm në parim për këtë projekt-buxhet teksa sot Kuvendi nisi shqyrtimin e tij me Denajn që e prezantoi dhe të tjerët që e komentuan.

Mazhoranca e ka cilësuar projekt-buxhetin si një përgjigjie të duhur ndaj pandemisë si një ndihmë edhe më të madhe për Rindërtimin apo rimëkëmbjen ekonomike, kurse disa deputetë të opozitës parlamentare e kanë konsideruar si ‘imagjinar 3D’ duke vendosur më shumë theksin tek borxhi që ka marrë qeveria.