Kushi: “UMSH, vizionar në bashkëpunimin me universitetet e huaja dhe përshtatjen me nevojat e tregut të punës”

104
Sigal

Ministrja Kushi në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë për ceremoninë e diplomimit të studentëve

###

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi ditën e sotme ka marrë pjesë në Ceremoninë e Diplomimit për Vitin 2021 të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, ndërsa ka përshëndetur studentët e diplomuar, prindërit e tyre, pedagogët dhe stafin drejtues të universitetit.

Fillimisht, Ministrja Kushi ka uruar përzemërsisht të gjithë studentët e pedagogët për punën, përkushtimin dhe gjithë sakrificat që sot kurorëzohen me këtë moment kaq të bukur e të paharrueshëm në jetën e tyre.

Duke iu drejtuar të rinjve, Ministrja Kushi thekson faktin se duke filluar që sot, njerëzit dhe shoqëria do t’i vleresojë ata jo thjesht nga kjo diplomë, por edhe nga cilësia e shërbimit të tyre, rezultatet e punës, etika, integriteti dhe aftësitë që kanë marrë në këtë universitet. Prandaj, ajo u kërkon atyre që:

“Në rrugëtimin tuaj të ri në tregun e punës të jepni më të mirën tuaj, të shërbeni me devotshmëri e profesionalizëm, që të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë një vend më të zhvilluar dhe jetën e njerëzve më të lumtur.”

Ndërsa shpreh besimin se studentët e diplomuar do të mund të konkurrojnë denjësisht me bashkëmoshatarët e tyre në Europë dhe në botë, Znj. Kushi cilëson gjithashtu se reformat e ndërmarra së fundmi në arsimin e lartë i kanë bërë universitetet tona më konkurruese jo thjesht mes tyre, por edhe me universitetet e huaja.

“Megjithatë, jemi plotësisht të vetëdijshëm që duhet të punojmë shumë më tepër për rritjen e cilësisë në arsimin e lartë. Prandaj së fundmi, kemi ndërmarrë disa politika të rëndësishme në bashkëpunim me universitetet për projekte të reja dhe programe të përbashkëta me universitetet më prestigjioze në botë, shkëmbime studentësh e pedagogësh, si dhe investime infrastrukturore, me qëllimin final që vlera e diplomës së studentëve tanë të ketë vërtetë vlerë”, u shpreh Ministrja Kushi.

Në këtë drejtim, ajo përgëzon UMSH që është ndër universitetet më vizionare përsa i takon jo vetëm programeve të përbashkëta me universitetet e huaja, por edhe që i përshtatet më së miri e me fleksibilitet nevojave e dinamikave të tregut të punës

###

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=334472881811067&id=100057450729783