Kush do të jetë pasardhësi i Lleshajt pas dorëheqjes ?

273
Sigal

Sandër Lleshaj dha sot dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm, ndërsa nuk dihet ende zyrtarisht se kush do ta marrë tashmë këtë post të rëndësishëm.

Analisti Fatos Lubonja, tha se, sipas tij, ai që do ta marrë këtë post do të jetë një “njeri shumë më i bindur ndaj kryeministrit Rama”.

“Besoj se do të jetë një njeri shumë më i bindur ndaj Ramës. Ministri është dhe pak figurë politike, se nuk është puna që iku Lleshaj, struktura po ajo është, duhet një ndryshim radikal që të shkojë një staf i depolitizuar. Është një lëvizje e rëndësishme kjo edhe në prag zgjedhjesh”, tha Lubonja.

Lleshaj dha sot dorëheqjen, veprim që erdhi pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë.