KURUM, vendos votim të padrejtë për të rikthyer punonjësit në punë

555
Sigal

HEC-et BISTRICA/ Kompania turke vendos fatin e punëtorëve në duart e sindikalistëve. Fillojnë përçarjet e para

Në mbledhjen e fundit që u bë midis sindikalistëve dhe përfaqësuesve të KURUM u vendos që në punë do të riktheheshin gjashtë nga dhjetë punëtorët e larguar që ishin të punësuar në HEC-et Bistrica. Për të arritur këtë kompania turke ka kërkuar që të jenë vetë sindikalistët që të vendosin me anë të një votimi, se cilët do të jenë ata. Me anë të kësaj kërkese dukej qartë se qëllimi kryesor ishte përçarja e sindikalistëve dhe punëtorëve. Kështu kompania me këtë votimi të padrejtë ‘del e larë nga kjo histori’ dhe faji bie direkt mbi sindikalistët, sepse janë ata që do të zgjedhin. Kushti që ka vendosur KURUM ka qenë i qartë, ata që do të votojnë do të jenë vetëm sindikalistët, duke i hequr të drejtën e votës punonjësve. Për të çuar sot pranë kompanisë emrat e 6 punëtorëve, ditën e djeshme është mbajtur mbledhja, ku u organizua votimi, i cili ka dështuara, sepse gjatë votimit me të drejtë kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë, të cilët nuk ishin sindikalistë.

Situata

Kështu ditën e djeshme, me një kërkesë të administratës së KURUM pas kërkesave sindikale të HEC-Bistricë është mbajtur një mbledhje e sindikatës së këtij HEC-i për të trajtuar dhe bërë të ditura rezultate e të premtes së takimit në Tiranë. Po nuk ka qenë ky qëllimi i vërtetë i kësaj mbledhjeje. Kjo e thënë pas ndodhive të mëpasshme. Qëllimi i administratës së KURUM ka qenë që kjo sindikatë të vendoste në 10 punëtorë, për 6 prej tyre për t’u rikthyer në punë dhe kjo përzgjedhje të bëhej nëpërmjet votimit të sindikalistëve. Sipas burimeve pranë HEC-it-Bistricë, kjo mënyrë përzgjedhje ka dështuar. Burimi citon se në procesin e votimit janë vënë re të pranishëm persona që nuk janë sindikalistë dhe kanë kërkuar të votojnë. Por kjo situatë është mbyllur me marrëzinë e njërit prej sindikalistëve, i cili ka prishur kutinë dhe fletët e votimit para numërimit, me arsyen e shkeljes së procedurës. Emrat e gjashtë punonjësve për tu rikthyer në punë, administratës së KURUM i duhen, se ditën e premte (nesër) sipas premtimit ndaj takimit me sindikalistët, do të zhvillohet mbledhja e bordit teknik të KURUM, i cili ka kompetenca për vendimin e rikthimit në punë të disa prej punëtorëve të larguar, por që emrat e tyre duhej të përzgjidheshin me vendim dhe votim nga sindikata. Ky proces ka dështuar dhe të shohim se çfarë do të ndodhë me kërkesat e sindikalistëve të HEC-it Bistricë, të cilët ditën e premte kanë dhënë afatin e fundit për zgjidhjen e kërkesave të tyre, ndryshe do të përshkallëzojnë grevën me ngujim para portës së HEC-Bistrica.