Kundërshtojnë buxhetin e vjedhjes së taksave nga Rilindja, qytetarët i përgjigjen thirrjes së opozitës, mblidhen para Parlamentit

Qytetarë dhe simpatizantë të opozitës janë mbledhur pasditen e sotme në rrugën kryesore para Parlamentit, të thirrur në protestë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.

Nga ana tjetër forcat e Policisë së Tiranës dhe ato të Shtetit janë pozicionuar rreth perimetrit të Parlamentit, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së thirrur.
Opozita ka paralajmëruar protestë jashtë dhe brenda Parlamentit për të shprehur pakënaqësinë për buxhetin e vitit 2025.

Sigal