Kultivonte drogë në garazh, arrestohet 63 vjeçari

530
Policia e Vlorës ka arrestuar një 63 – vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi kishte përshtatur një ambient për kultivimin e bimëve narkotike në garazhin e apartamentit.
Astrit Miftari, banues në Vlorë ishte shpallur në kërkim pasi më datë 29.04.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në apartamentin e tij në lagjen “1 Maji” rezultoi se ambienti përdorej për kultivim të kanabisit.
Miftari kishte krijuar kushtet për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llampave elektrike. Gjithashtu policia gjeti dhe një mjet lundrues “Gomone”, si dhe sasi bimore narkotike, bazë materiale të ndryshme etj
Sigal