Plot 10 kilogramë kanabis të ndara në 12 pako, dhe 20 kallëpe me lëndë plasëse janë gjetur të fshehura në një shpellë në Kukës. Lënda narkotike dhe lënda plasëse u gjetën gjatë një operacioni të policisë në fshatin Bele.
Sipas policisë së Kukësit, pesha totale e lëndës plasëse të sekuestruar është 2 kilogramë.
Në shpellë u gjetën edhe 16 fishekë.