Kthjellime dhe vranësira të lehta, ja parashikmi i motit për çdo qytet

356
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, moti parashikohet i kthjellët dhe prej orëve të mesditës deri ato të pasdites shtim vranësirash mesatare dhe në relievet malore deri të dendura.

Përgjatë relieveve malore në lindje të territorit nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Lokalisht reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive si dhe rrebeshe shoqëruar me breshër. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 1-10m/s.

Valëzimi i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 21/36 Diell re

Kukës 19/30 Diell shi

Lezhë 21/36 Diell re

Dibër 17/28 Diell shi

Durrës 23/33 Diell

Tiranë 24/36 Diell pak re

Elbasan 22/36 Diell pak shi

Berat 21/37 Diell re

Vlorë 21/33 Diell

Korçë 16/29 Diell shi

Gjirokastër 17/36 Diell re

Sarandë 19/34 Diell.