Kthetrat e krimit/ Gjinaj: Porti i Durrësit, han pa porta, një organizatë kriminale shqiptare ka 8.8 miliardë euro, aq sa buxheti i shtetit!

 

Sipas Gjinajt, vetëm një organizatë kriminale shqiptare e dokumentuar, gjeneronte pasuri me vlerë 8.8 miliardë euro, një shifër sa i gjithë buxheti vjetor i shtetit. Përballë kësaj, autoritetet shqiptare mburren me sekuestrimin e vetëm 65 milionë eurove pasuri, një pjesë e të cilave madje u rikthehen pronarëve përmes “marifeteve gjyqësore”.

 Porti i Durrësit, i identifikuar nga agjencitë partnere ndërkombëtare si një pikë kyçe për trafikun e lëndëve narkotike, prej katër vitesh nuk regjistron asnjë sekuestrim të sasive të kokainës apo heroinës.

NOA

Ky paradoks alarmant sipas gazetarit Fatjon Gjinaj, ngre pyetje të rënda mbi rolin dhe vullnetin e autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht pas operacionit të fundit të prokurorisë së Milanos që çoi në pranga disa biznesmenë shqiptarë të lidhur me ‘Ndrangheta-n.Gjinaj tha se në Shqipëri, ndërrimi i një drejtori në Portin e Durrësit bën më shumë bujë sesa çdo emërim tjetër në administratë, një fakt që nënvizon rëndësinë strategjike të këtij institucioni për rrjetet kriminale.

Sipas gazetarit, janë agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si DEA amerikane, Europol dhe Eurojust, të cilët e cilësojnë portin si një pikë hyrëse dhe dalëse për drogën, ndërsa  strukturat ligjzbatuese vendase duket se “mbyllin sytë”.

Mungesa e plotë e statistikave për goditjen e trafikut në këtë pikë strategjike, cilësohet si një tregues i qartë se “diçka nuk funksionon qëllimisht” dhe se “shteti është palë” në këtë aktivitet kriminal. Operacionet e fundit kanë nxjerrë në pah një model shqetësues: biznesmenë me precedentë të theksuar penalë, investojnë lirshëm miliarda euro me origjinë të dyshimtë në Shqipëri.

Paratë e krimit, shprehet Gjinaj, pastrohen kryesisht në ndërtimin e resorteve luksoze dhe pallateve përgjatë bregdetit, duke shërbyer jo për zhvillim, por për atë që cilësohet si një “fatkeqësi kombëtare” pa asnjë vizion afatgjatë.

Kontrasti mes veprimit ndërkombëtar dhe pasivitetit vendas është i thellë, ku ndërsa partnerët e huaj kanë arritur të godasin dhe shkatërrojnë organizata kriminale shqiptare nga Amerika Latine deri në Finlandë, brenda kufijve të Shqipërisë lufta duket se ka ngecur.

Sipas Gjinajt, vetëm një organizatë kriminale shqiptare e dokumentuar, gjeneronte pasuri me vlerë 8.8 miliardë euro, një shifër sa i gjithë buxheti vjetor i shtetit. Përballë kësaj, autoritetet shqiptare mburren me sekuestrimin e vetëm 65 milionë eurove pasuri, një pjesë e të cilave madje u rikthehen pronarëve përmes “marifeteve gjyqësore”.

Kjo situatë jo vetëm që dëmton imazhin e vendit, por krijon një mjedis ku krimi i organizuar vepron i pashqetësuar, duke e kthyer Shqipërinë në një parajsë për pastrimin e parave të drogës.

Ka me dhjetëra pasuri të sekuestruara me vlerë marramendëse në Shqipëri që pavarësisht se janë në administrimin e Institutit dhe Drejtorisë së Menaxhimit të Pasurive të Konfiskuara apo Sekuestruara, janë në fazë ngrirjeje, që s’dihet askush nuk e di se kush i ka sot. Kush i përdor. Dhe janë restorante, janë hotele, që nuk kanë kaluar as në një përfitim të drejtpërdrejtë të shtetit. Përdoren marifete, proceduriale, ligjore, vendime gjyqësore dhe aktiviteti vazhdon. Dhe së fundmi ka ndodhur me një nga bandat më të fuqishme në Durrës, në zonën e Shijakut, që kanë aktivitet në zonën bregdetare dhe askush nuk di të përgjigjet se kush e ka sot, si e administron, cilat janë të ardhurat që i shkojnë shtetit për aq kohë sa janë nën sekuestro, pa kaluar tek konfiskimi. Pra, këtu është një mishmash i madh, zinxhirët nganjëherë duket sikur nuk janë të lidhur me njëri-tjetrin, nuk flasin me njëri-tjetrin, duken si dy fqinj që janë zënë për vijën e ujit edhe nuk diskutojnë, nuk ushtrohen për të arritur një plan konkret të përbashkët për të goditur këtë element. Dhe duket sikur s’flasim me njëri-tjetrin. Kjo përkthehet edhe tek ajo që u ceket ju më parë, për të mos u zgjatur, tek mungesa e besimit të ndërsjellë midis autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri. Është pothuajse zero besimi.