Kryeprokurori Llalla: Prokuroria është e aftë të pastrojë radhët e saj

591
Reformimi i prokurorisë dhe pastrimi nga individë të korruptuar ka qenë qëllimi i takimit të kryeprokurorit Adriatik Llalla në Organin e Akuzës në Fier. Prokuroria ka aftësinë të pastrojë radhët e saj tha kryeprokurori pas takimit të mbajtur me prokurorët e qytetit myzeqar.
Lalla: Prokuroria Shqiptare është e aftë së pari për të pastruar radhet e veta nga elementë korruptivë. Pasi u provuan faktet u vërtetuan me prova se ishin kryer vepër penale nga këto individë, u morën masa të parashikuara në ligj. Vizita erdhi në mbështetje të Prokurorisë së Fierit në kuadër të situatës së krijuar.
Vizita e Adriatik Llallës në prokurorinë e Fierit vjen pas arrestimit të 7 doganierëve për zhdukjen e 4.4 milionë litra naftë virxhin dhe të prokurorit Petrit Vukaj për korrupsion pasiv.
Sigal