Kryeprokurori Adriatik Llalla firmos transferimin e 11 vartësve

559
Sigal

Kryeprokurori Adriatik Llalla pas sugjerimit të Këshillit të Prokurorisë, i ka propozuar Presidentit të Republikës Bujar Nishanit, transferimin e 11 prokurorëve. Sugjerimet, Llalla i bëri në mbështetje të nenit 149/3 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 8, pika 2 e ligjit nr. 8737, dt. 29.12.2008, i ndryshuar për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë. Emrat e prokurorëve të propozuar për transferim janë si më poshtë:

1. Ramadan Troci, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë

2. Ardian Nezha, prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë

3. Pali Deçolli, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës

4. Artan Lulaj, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

5. Anila Qilimi, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë

6. Sonila Muhametaj, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë

7. Artan Madani, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë

8. Ylli Bedalli, prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin

9. Platin Aliçka, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan

10. Rita Gjati, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës

11. Ajola Ymeri, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat