Kryemadhi: Lufta?! Shtrenjtimet e karburanteve dhe energjisë janë të ndikuara vetëm prej Edi Ramës!

121
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka qenë ndër të parët zëra sot që i ka konsideruar si gënjeshtra, paralajmërimin që bëri sot Kryeministri Edi Ramën për rritje të çmimit të energjisë dhe të naftës si një impakt i luftës së Rusisë në Ukrainë.

Kryemadhi i ka përplasur dy argumente, Ramës dhe Ministres së Energjisë, Belinda Ballukut, për deklaratat e tyre sot nga Kryeministria:

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut, vend i cili nuk prodhon asnjë fuçi naftë, e marrin naftën më lirë dhe cilësisht më të mirë se qytetarët tanë, – shkroi Kryemadhi. –  Nafta që marrin qytetarët e Kosovës importohet në Durrës, transportohet deri atje dhe në pompa është më e lirë se nafta që marrin qytetarët tanë.”

Në këtë këndvështrim, Kryetarja e LSI i bëri thirrje qytetarëve që të mos ia hanë gënjeshtrat Ramës, por t’i kërkojë të mbajë përgjegjësi për krizën që po thellohet në vend. Mesazhin e saj në Facebook, Kryemadhi e ka nisur me këto fjalë:  “Më e pakta, mbyll gojën dhe na kurse të vjellat!” për të përforcuar më tej:

“Lufta nuk është gjendje psikike, por shpallet sipas parashikimeve ligjore, – vërejti Kryemadhi. – Shqipëria nuk ka shpallur ligjërisht gjendjen e luftës dhe çmimet e karburanteve, energjisë elektrike, taksat e larta, janë të ndikuara vetëm prej vendimmarrjeve të Edi Ramës në krye të qeverisë.

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut, vend i cili nuk prodhon asnjë fuçi naftë, e marrin naftën më lirë dhe cilësisht më të mirë se qytetarët tanë.

Nafta që marrin qytetarët e Kosovës importohet në Durrës, transportohet deri atje dhe në pompa është më e lirë se nafta që marrin qytetarët tanë.

Kaq duhet të mjaftojë për të kuptuar cili është ndikues për shtrenjtimin aktual të karburanteve, produkte jetike që ndikojnë ekonominë e çdo familje dhe biznesi në vend.

Ndryshe nga vendet e tjera të Evropës që vuajnë për burime të prodhimit të energjisë, Shqipëria është e pasur në nëntokën e saj me naftë, e bekuar me burime hidrike për prodhim energjie, me diell përgjatë gjithë vitit.

Përmes një qeverisje të kujdesshme në menaxhimin e tyre, shqiptarët energjinë elektrike, naftën dhe nënproduktet e saj do duhet t’i merrnin gjithmonë me kosto shumë herë më të përballueshme.

Mos ia hani gënjeshtrat, por kërkojini të mbajë përgjegjësi! Sepse, një njeri që edhe plehrat i shikon si mjet për t’u pasuruar, siç tregoi afera e inceneratorëve, për të cilin presim SPAK të godasë fort e lart, në çdo moment të ushtrimit të funksionit njerëzit i konsideron miza dhe xhepin e vet më të rëndësishëm se ekonomia e familjeve shqiptare.”