Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve i dhuron Policisë së Tiranës maska dhe dezinfektantë

371
Sigal

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve i dhuron Policisë së Tiranës maska dhe detergjentë dezinfektues.

Kryegjyshi Baba Mondi shprehur solidaritet me policinë në këto ditë të vështira të shkaktuara prej pandemisë së koronavirusit dhe falënderoi mjekët e policët për punën e tyre.

“Roli i policisë shumë i rëndësishëm në përballimin e kësaj situate të vështirë. Pas mjekëve, policia në vijën e parë të frontit në përballimin e situatës”, u shpreh Baba Mondi.

Drejtori i Policisë së Tiranës Jaupaj falënderoi Baba Mondin për ndihmën. “Ndihme e rëndësishme për policinë e cila është në shërbim të qytetarëve. Kemi parë se qytetarët po respektojnë masat e vendosura nga qeveria”, tha Jaupaj.