Kryebashkiaku Dako takohet me komandantët e anijeve të NATO-s që po zhvillojnë stërvitjen e përbashkët “Adrion”

631
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në një takim komandantët e anijeve të NATO-s që kanë ardhur në portin e Durrësit në kuadër të stërvitjes së përbashkët “Adrion” ku marrin pjesë Shqipëria me dy anije të klasit “Iliria” e pikërisht anijet “Lisus dhe “Oriku”, Italia me anijen “Bettica”, Kroacia me anijen “Dubrovnik”, Mali i Zi me anijen “Orada’, Greqia me anijen “Grikoro Oulos” dhe Sllovenia me personel por pa anije. Komandantët e anijeve i kanë shprehur kryebashkiakut Dako kënaqësinë e kësaj vizite në Durrës si dhe kanë diskutuar me kryebashkiakun e Durrësit çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ushtarak në kuadër të NATO-s. Kryebashkiaku Dako nga ana e tij pasi u ka shprehur mirëseardhjen në Durrës, i ka njohur ushtarakët e NATO-s me resurset e shumta që ofron qyteti i Durrësit në të gjitha planet. Gjithashtu ai ka bërë edhe një ekspoze të shkurtër të vlerave të rralla historike dhe arkeologjike, por edhe ushtarake që ka qyteti ynë. Kryebashkiaku Dako deklaroi se kjo stërvitje e përbashkët i shërben edhe njohjes më të mirë të vlerave e resurseve të vendeve të rajonit tonë ndërkohë që nga ana tjetër- deklaroi Dako – kjo stërvitje e përbashkët e vendeve që lagen nga i njëjti det është një shembull i mirë që tregon se deti nuk na ndan por na bashkon.