Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, ka bërë të ditur se vonesat në pagesën e antidodës për punonjësit e pastrimit dhe gjelbërimit janë shkaktuar nga një problem në sistemin online të Ministrisë së Financave.
Ajo siguroi punonjësit se kjo problematikë është kapërcyer dhe se pagesat do të kryhen së shpejti, duke kaluar në llogaritë bankare përkatëse.
Në të njëjtën kohë, Mersini njoftoi se do të ketë ndërhyrje për përmirësimin e sektorit të pastrimit në qytet. Sipas saj, janë planifikuar kontenierë të rinj dhe është rishikuar orari i shërbimit, me qëllim rritjen e efektivitetit të pastrimit dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të qytetit.




















