Sigal

Një banesë në qytetin e Krujës ka qenë objekt i një sulmi me armë.

Janë burimet e Policisë së Krujës, të cilat bëjnë të ditur se, ka bërë kallëzim shtetasi A. I., 28 vjeç, banues në Krujë, pasi persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Benz”, i parkuar në oborrin e banesës.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 17. 09. 2018 ka bërë kallëzim shtetasi A. I., 28 vjeç, banues në Krujë, pasi persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Benz”, i parkuar në oborrin e banesës. Vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Neni 84 dhe 278/1 i Kodit Penal.