Krujë, qëllohen me armë dy persona në një lokal

526
Dy persona kanë mbetur të plagosr me armë zjarri në Krujë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e skësaj të mërkure në një lokal pranë stadiumit “Kastrioti”.

Sipas policisë dy të plagosurit janë R. Sh dhe G.G , të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.

“Krujë, më 17.05.2017 Informacion paraprak. Më datë 17.05.2017, rreth orës 06: 45, në ambientet e një lokali, tek një karburant, në afërsi të stadiumit, Krujë, pas një konflikti çasti, për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri- tjetrin disa shtetas. Si pasojë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit R.Sh. rreth 55 vjeç dhe G.G.(plagosur lehtë në dorë) rreth 30 vjeç, banues në Krujë. Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë ku shtetasi R.Sh. ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetasi G.G. është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip pistoletë TT dhe një gëzhojë”, sqaron policia.

Policia e Krujës ka identifikuar menjëherë autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.
Sigal